Një polic goditet nga vetura në Banjë të Pejës, ishte në një pikë kontrolli - Gazeta Express
string(74) "nje-polic-goditet-nga-vetura-ne-banje-te-pejes-ishte-ne-nje-pike-kontrolli"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 9:46

Një polic goditet nga vetura në Banjë të Pejës, ishte në një pikë kontrolli

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 9:46

Sot rreth orës 08:35 në fshatin Banjë-Istog ka ndodhur një aksident trafiku, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë gjatë kohës sa ishte në një pikë kontrolli.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline se, polici ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishite në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal.”, tha Rugova