Një pjesë e deputetëve janë në Kuvend, seanca për ligjin për PP-në ende zyrtarisht nuk është caktuar - Gazeta Express
string(99) "nje-pjese-e-deputeteve-jane-ne-kuvend-seanca-per-ligjin-per-pp-ne-ende-zyrtarisht-nuk-eshte-caktuar"

Një pjesë e deputetëve janë në Kuvend, seanca për ligjin për PP-në ende zyrtarisht nuk është caktuar

Gazeta Express

13/02/2020 18:50

Një pjesë e deputetëve janë në Kuvend, ku janë në pritje të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që ta thirrë seancën e 135-të në të cilën duhet të debatohet për propozim-ligjin për prokurori publike dhe për propozim-ligjin për prokurorë publikë.

Në Kuvend janë të pranishëm ekipe të gazetarëve dhe një pjesë e shërbimeve profesionale të shtëpisë ligjdhënëse, në pritje të seancës për të dyja ligjet, që sipas informacioneve fillestare duhej të fillojë në orën 15.

Lexo Edhe:

Deputetët janë thirrur të jenë të pranishëm në shtëpinë ligjdhënëse në orën 15, kur sipas informacioneve fillestare duhej të mbahej seanca për të dyja ligjet, të cilat dje kaluan në Komisionin për çështje evropiane dhe në Komisionin amë ligjdhënës-juridik, konfirmuan për MIA-n burime nga shumica qeveritare.

Deri më tani në ueb faqen e Kuvendit nuk ka ende paralajmërim për seancën.

Debati për ligjet, sipas informacioneve fillestare, ekziston mundësi të përfundojë sot, ndërsa për ta eventualisht të votohet ditëve në vijim. Kuvendi duhet të shpërndahet më së voni deri të dielën, me qëllim të ruhen afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 12 prill.

Shumicë prej dy të tretave nevojitet për ligjin për PP-në, i cili nuk është kusht zyrtar për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në, por megjithatë nga përfaqësues të lartë evropianë përmendet si sinjal pozitiv i cili do të mund ta lëvizë procesin. Jozyrtarisht, shumica qeveritare tashmë ka siguruar shumicë prej dy të tretave me deputetët e Besës, por ende lobohet midis deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe midis partive të tjera të cilat i përfaqësojnë shqiptarët në Kuvend.

A.SH.