Një person u godit nga vetura derisa ishte duke lëvizur, rasti po hetohet si tentim vrasje - Gazeta Express
string(89) "nje-person-u-godit-nga-vetura-derisa-ishte-duke-levizur-rasti-po-hetohet-si-tentim-vrasje"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 8:51

Një person u godit nga vetura derisa ishte duke lëvizur, rasti po hetohet si tentim vrasje

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 8:51

Një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur është goditur nga një veturë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe u iniciua si “Tentim vrasje”.

“Prishtinë / 15.06.2025 – 19:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë është goditur nga një veturë. I njëjti për shkak të lëndimeve të pësuara është dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe po vazhdon të hetohet nga njësitet kompentente policore”, thuhet në njoftim.