string(103) "nje-person-ne-mramor-thote-se-ne-pronen-e-tij-ka-mjete-te-pashperthyera-qe-nga-lufta-policia-jep-detaje"

Një person në Mramor thotë se në pronën e tij ka mjete të pashpërthyera që nga lufta, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

14/04/2024 9:42

Një burrë në Mramor të Prishtinës ka njoftuar se në pronën e tij “diku nën dhe” ka mjete të pashpërthyera nga koha e luftës.

FSK ka gjetur një granatë dore dhe e ka asgjësuar.

Lexo Edhe:

Njësitet për deminim do të kontrollojnë edhe ditëve në vijim.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER- Mramor, Prishtinë / 13.04.2024 – 12:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se, dyshon që në pronën e tij “diku nën dhe” ka mjete të pashpërthyera që nga koha e luftës. Njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një garantë dore të cilën e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar. Ankuesi dyshon që ka ende mjete të tjera të pashpërthyera në lokacion, prandaj njësitet e deminimit në ditët në vijim do të hulumtojnë për mjete të tjera. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale.”