Një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në një gropë ku po hapej një bunar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha Gazetës Express se aktualisht janë duke u bërë përpjekje për nxjerrjen e personit. Për këtë, tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe njësitet tjera kompetente.
“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, tha Gashi.