Një person në gjendje të rëndë, u gjet afër ishullit të Sazanit. Policia jep detajet - Gazeta Express
string(82) "nje-person-ne-gjendje-te-rende-u-gjet-afer-ishullit-te-sazanit-policia-jep-detajet"

Një person në gjendje të rëndë, u gjet afër ishullit të Sazanit. Policia jep detajet

Gazeta Express

10/08/2020 13:21

Një person ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt Portit të Vlorës, aty ku pritet të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia bën me dije në një njoftim për mediat se ai është gjetur në afërsi të ishullit të Sazanit.

“Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore”.

Lexo Edhe:

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave