Një person i veçantë po ndihmon Meghan dhe Harryn në rritjen e fëmijëve të tyre - Gazeta Express
string(79) "nje-person-i-vecante-po-ndihmon-meghan-dhe-harryn-ne-rritjen-e-femijeve-te-tyre"

Rozë

Gazeta Express

13/06/2021 19:04

Një person i veçantë po ndihmon Meghan dhe Harryn në rritjen e fëmijëve të tyre

Rozë

Gazeta Express

13/06/2021 19:04

Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry dhanë disa ditë më parë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të dytë. Meghan ka sjellë në jetë të premten vajzën e çiftit, në orën 11:40 në Santa Barbara. Fatmirësisht, edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Meghan dhe Harry vendosën ta pagëzojnë bebushen me emrin Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.

Lexo Edhe:

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Por, kush po e ndihmon çiftin të kujdeset për dy fëmijët? Një person shumë i veçantë: mamaja e Meghan Markle.

Mehgan ashtu edhe Princ Harry kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me Dorian.

Madje, ata janë mirënjohës që ajo jeton në shtëpinë e tyre në Montecito, California, për të ndihmuar me Lilin dhe Archie.

“Meghan është shumë mirënjohëse që ka nënën e saj si mbështetje dhe Harry thjesht e adhuron atë’’, tregoi një burim.

Ditë më parë është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes.

‘Us Weekly’ raporton se sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes i dërguan Lilibet një dhuratë.

Së fundmi, gjatë vizitës në një shkollë në Cornwall gjatë samitit të G7, Dukesha e Kembrixhit tha se mezi po priste ta takonte vogëlushen e Harryt dhe Meghant.

“Unë i uroj asaj të gjitha të mirat, mezi po pres ta takoj sepse ende nuk e kemi takuar, kështu shpresojmë që së shpejti”, është shprehur Kate.

E pyetur nëse kishte folur me të në ‘Facetime’, Dukesha tha se nuk ka biseduar.