Një person i plagosur 'aksidentalisht' në Pejë, Policia: I dyshuari është dërguar në stacion për intervistim - Gazeta Express
string(84) "nje-person-i-plagosur-ne-peje-dyshohet-se-rasti-ndodhi-aksidentalisht-nga-nje-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

14/12/2025 22:01

Një person i plagosur ‘aksidentalisht’ në Pejë, Policia: I dyshuari është dërguar në stacion për intervistim

Lajme

Gazeta Express

14/12/2025 22:01

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës dhe i njëjti dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga dikush tjetër.

Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës, tha për Gazetën Express se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Konfirmimi i tij i plotë:

Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement