Dy persona kanë fotografuar votën në një vendvotim në Fushë Kosovë.
Kryesuesi i vendvotimit në shkollën ku ndodhi rasti në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur se për të dy rastet bëhet fjalë për fotografim të votës.
Një nga personat që ka fotografuar votën, madje, ka refuzuar ta fshijë, duke thënë se nuk është telefoni i tij.
“Sipas të dhënave sepse kemi qenë edhe ne sot aty, telefoni ka qenë i huazuar. Kur e ka fotografuar, nuk ka qenë telefoni personal, sipas deklaratës së personit që e ka kry veprën. Fillimisht kam kërku që të hapet telefoni dhe ta fshijë, ka thënë nuk e di paswordin se nuk është telefoni im”, ka rrëfyer ai për T7.