Një person e sulmoi priftin serb në Prizren, Rohde: Faleminderit qytetarëve e Policisë për ndërhyrjen e shpejtë - Gazeta Express
string(110) "nje-person-esumloi-priftin-serb-ne-prizren-rohde-faleminderit-qytetareve-dhe-policise-per-nderhyrjen-e-shpejte"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2024 17:29

Një person e sulmoi priftin serb në Prizren, Rohde: Faleminderit qytetarëve e Policisë për ndërhyrjen e shpejtë

Lajme

Gazeta Express

26/02/2024 17:29

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se dje një person ka vendosur një flamur me logon e UÇK-së në autobusin që transportonte pelegrinët nga Serbia, e më pas e kishte sulmuar fizikisht një prift.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka falënderuar Policinë dhe qytetarët kosovarë për “ndërhyrjen e shpejtë”.

“Faleminderit për ndërhyrjen e shpejtë të qytetarëve kosovarë dhe Policisë së Kosovës kur një prift i Kishës Ortodokse Serbe u sulmua fizikisht dje në Prizren. Ky guxim civil meriton duartrokitje!👏🏽”, shkroi Rohde në “X”.

Dioqeza tha se ngjarja ndodhi dje në mëngjes në qendër të qytetit, kur autobusi i përdorur nga pelegrinët serbë erdhi për të ndjekur një liturgji.