Një person dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion e ka sulmuar me thikë një person tjetër dhe ia ka dëmtuar veturën.
Ai është dërguar në mbajtje.
“SULM & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË -Rr. e Pejës, Fushë Kosovë / 05.07.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën m/k dhe të njëjtit i ka dëmtuar veturën. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë.