Gjendja e të lënduarve në diskotekën “Puls” në Koçan është e pandyshuar. Pesë të lënduar janë jashtë vendit, ndërsa pesë të tjerë në Shkup. Një paciente është ende në gjendje të rëndë, infirmoi pasdite në konferencën për shtyp të Qeverisë, dejtoori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekoski.
“Mendoj se këtyre ditëve është bërë vlerësim për transplant të lëkurës tek një peciente. Ndërkaq, atje problemi është infektues dhe trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme me antibiotikët më të mirë të mundshëm të momentit”, potencoi Klekovski.
Zjarri në diskotekën “Puls” ka shpërthyer mëngjesin e 16 marsit dhe ka marrë 62 jetën ndërsa rreth 200 janë lënduar dhe janë dërguar për mjekim në spitalet e vendit dhe jashtë.