“Një nga viktimat e njihnim si Niko”, dëshmitarët flasin për ekzekutimin e shqiptarëve në Athinë - Gazeta Express
string(93) "nje-nga-viktimat-e-njihnim-si-niko-deshmitaret-flasin-per-ekzekutimin-e-shqiptareve-ne-athine"

Shqiperi

Gazeta Express

19/12/2022 12:04

“Një nga viktimat e njihnim si Niko”, dëshmitarët flasin për ekzekutimin e shqiptarëve në Athinë

Shqiperi

Gazeta Express

19/12/2022 12:04

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç, janë dy shqiptarët e vrarë dje në Athinë gjatë një atentati mafioz.

Çerçizaj, mori dy plumba në kokë kurse Organja mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark.

Vrasja e tyre ndodhi në një lokal plot me njerëz duke tronditur opinionin publik. Banorët e Smirnës së re kanë treguar se janë shokuar nga ekzekutimi.

Media greke protothma.gr shkruan se një dëshmitar ka treguar se një nga shqiptarët e ekzekutuar njihen në zonë si “Niko”.“Viktima ishte i njohur në shesh, të gjithë e njihnim si “Niko”. Vajzën e plagosur  e pashë të gjakosur derisa erdhi ambulanca për ta marrë”, tregon një dëshmitar.

Një tjetër tha: “Pashë njerëzit po bërtisnin kur autori qëlloi në kokë. Paniku mbizotëroi dhe të gjithë vrapuan të frikësuar. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin një ndeshje futbolli”.

Një tjetër banor i zonës tregon: “Dëgjova 5-6 të shtëna, në fillim mendova se ishte diçka tjetër. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Në këtë shesh bëhet tregti. Kam protestuar shumë herë sepse sheshi ynë është kthyer në strofkë paligjshmërie ”.

/Gazeta Express