“Një nga historitë më të dhimbshme që ekziston”, aktorja nervoze për rolin e princeshë Dianës - Gazeta Express
string(90) "nje-nga-historite-me-te-dhimbshme-qe-ekziston-aktorja-nervoze-per-rolin-e-princeshe-dianes"

Gazeta Express

08/10/2020 15:27

“Një nga historitë më të dhimbshme që ekziston”, aktorja nervoze për rolin e princeshë Dianës

Gazeta Express

08/10/2020 15:27

Kristen Stewart, aktorja e zgjedhur për të luajtur rolin e princeshë Dianës në filmin autobiografik “Spencer”, është nervoze për rolin që i është besuar.

Te Stewart kanë ndikuar komentet e shumta negative të publikut, i cili pretendonte se dikush tjetër e meritonte më shumë këtë rol. Megjithatë, aktorja tregoi se po punon shumë me theksin për t’ju përshtatur princeshës dhe se ky rol është tani prioriteti i saj.

Lexo Edhe:

“Njerëzit e njohin shumë mirë zërin e saj, është kaq i dallueshëm dhe i veçantë, prandaj kjo më vendos në siklet. Po punoj shumë dhe madje kam një trajner që po më ndihmon me theksin”, u shpreh Kristen.

“Po e mbaroj gjithë materialin e biografisë para se të bëj filmin. Eshtë një nga historitë më të dhimbshme që ekziston dhe nuk dua thjesht të luaj Lady Diana-n. Dua ta njoh atë në detaje! Nuk kam qenë kurrë më e emocionuar për ndonjë rol sesa kësaj here”.

Filmi “Spencer” do t’i dedikohet një fundjave shumë delikate, në fillim të viteve ’90-të, kur Diana pa se martesa me princin nuk po funksiononte dhe donte të arratisej nga rruga e saj për t’u bërë një ditë mbretëreshë.

Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhi në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Windsor. Ai nuk do të përfshijë fundin tragjik të Diana-s, por vetëm martesën problematike me Charles dhe xhirimet do të nisin në vitin 2021. /Express/