Një nga demiurgët e estetikës së re - Gazeta Express

OP/ED

Gazeta Express

11/03/2020 10:59

Një nga demiurgët e estetikës së re

OP/ED

Gazeta Express

11/03/2020 10:59

Shkruan: Halil Matoshi

(Musa Ramadani 1944-2020)

1.Të formuar e brumosun me idenë e modernitetit shqiptar të Kosovës, Beqir Musliu (1945), Jusuf Gërvalla (1943), Musa Ramadani (1941), Ali Podrimja (1942) ishin bashkëkokohanikë dhe artistë maestral, qe ashiqare ia shtruen udhen me dafina brezit tonë letrar.

Këta, pothuajse mocë dhe të ngjashëm për nga mësymja estetike, të kodifikuar në poezi, kastile si bukuri trishtimi, “Bukuria e zezë” (Beqa), “Kanjusha e verdhë” (Jusufi), “Neurosis” (Musa), “Lum Lumi” ((Aliu), sëbashku me veprat diskursive “Refuzimi estetik” (Ibrahimi), “Sprovimet e modernitetit” (Ganiu), niherit ishin nismëtar të mendimit kritik shqiptar në Kosovë.

Përfshi ma t’moçmin ndër ta Anton Pashkun (1938) dhe ma t’riun p’ej tyne, Sabri Hamitin (1950), e shenjëzuan dhe shquan ‘Rrethin kukturor të Prishtinës” që i dha shpirt jetës kulturore në Kosovë, me tfillim në vitet ‘70a të shekullit 20.

2.E dha frymën e fundit, në Prishtinë, poeti dhe esteti, dramaturgu dhe romansieri i shenjave/kodeve të shkëlqimit të qytetnimit dardan/arbën, Musa Ramadani.

Alkimisti i Dardanisë në modernitet.

Iku njeriu që për një vit rresht sa herë dilte për kafe te “Elida” (1999-2000 ku unë isha syrxhynosun në Požarevac, Serbi) i kërkonte Behlulit, të zotit të ambëltorës, dy kafe expresso t’shkurta, ni për mu, e ni për veten, si dëshmi se alkimia e tij evokonte praninë e mungesës!?

Ishte ‘njeri me hije’ e gjithëçka i kishte hije; E njihte në thelb dhe me ndjeshmëni të hollë praninë e mungesës, me simbolizmin që simas Vincent Descombes – është i rendit të gjuhës – në gjestin e tij, si “instituim” i kuptimit, gjë që do të thotë se ai e prodhon kuptimin. (Shih: “Vetja dhe tjetri”, fq. 106;)

3.E pata pâ së mrami herë, në dhetor, 2016, te taverna “Tirona” dhe nuk kam dashtë me shkue me ia pa derxhen, sepse due me e pa vetëm n’kambë dhe me e mbajt mend t’ri e të buzëqeshun, mejtues e të thellë, poetik e mistik…

Musa dhe Beqa (Ramadani & Musliu) janë përfaqësuesit e magjisë njimtare (realizmit magjik) në letrat shqipe, estetët par exelence dhe shfaqjet ma briliante e të çuditshme të letrave shqipe të Kosovës, jo vetëm pse dytë e kanë udhërrefyes Sadegh Hedayat-in (Franz Kafken e Orientit) por edhe me figuracion e personazhe nga misticizmi i Lindjes – brenda traditës së islamit shiit, pra brenda traditës së dervishëve dhe filozofisë së dritës  (kujto Mëjatet e Ha(E)vës, Destur, Beselam pse me flijojnë, Unë, Halil Garria, Sezam, Shtrigani i Gjel-Hanit…), por edhe për acangardizmin e tyne, që Majën e kishin etalon estetik.

Miku jém (Agron Y. Gashi) m’kish mbajtë të informuem per ecejaket e sëmundinës Tina, sepse ai po i rrinte ngat, në lëngatë ndër të paktët, për me i shpallë botës se MuRai âsht hala këndejpari!? Të mdhajt rëndom janë të rrethuem me vetmi.

 * * *

Mbeti e përjetshme thirrma e Tina legjendare: “Eja ta pijmë nga një caffe espresso te “Elida”, ore…!”

I veçantë, ‘vetja’!

Taman qysh e thotë Husserl-i:

“Vetja âsht vete, vetëm duke u prekun (afektu) prej tjetrit”.

Lamtumirë Maestro. Dritë fjala t’u bâftë!