Një nga aktorët më të paguar në botë, s’do ta besoni sa vjeç mbush sot Mark Wahlberg - Gazeta Express
string(82) "nje-nga-aktoret-me-te-paguar-ne-bote-sdo-ta-besoni-sa-vjec-mbush-sot-mark-wahlberg"

Yjet

Gazeta Express

05/06/2024 21:38

Një nga aktorët më të paguar në botë, s’do ta besoni sa vjeç mbush sot Mark Wahlberg

Yjet

Gazeta Express

05/06/2024 21:38

Ai është një nga aktorët më të suksesshëm dhe të paguar në botë. Mark Wahlberg feston sot 53 vjetorin e lindjes dhe duket se koha ka ndaluar për të.

Edhe sot e kësaj dite ai vazhdon të jetë në super formë fizike për të marrë rolet sa më të mira në filmat aksion.

Lexo Edhe:

Mark bën sakrifica të jashtëzakonshme për t’u dukur sa më i ri. Aktori ka deklaruar se çdo mëngjes zgjohet rreth orës 3:30, fillimisht lutet, pastaj nis me ushtrimet, u përgjigjet emaileve dhe vetëm më pas ha mëngjes.

Mark është i martuar me gruan e tij Ria që nga viti 2009 dhe kanë katër fëmijë. Përveç aktrimit, Mark zotëron edhe një zinxhir veshjesh, disa palestra dhe një ekskluzivitet restorantesh. Aktori është një biznesmen jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili pranon se suksesin ia ka borxh punës këmbëngulëse dhe rutinës që nuk e ka ndryshuar prej vitesh.

Ju ftojmë të lexoni disa nga thëniet më këshilluese të tij për të qenë një njeri i suksesshëm!

1. Të kesh më shumë sukses të jep më shumë liri për të marrë më shumë rreziqe dhe për të bërë gjëra

2. Nëse kam sukses në biznes, por dështoj si baba, atëherë kam dështuar

3. Gjithçka ka të bëjë me dashurinë dhe mënyrën se si jemi të gjithë të lidhur

4. E rëndësishme është se që kur kuptova të gjitha gabimet që kisha bërë, jam munduar t’i korrigjoj ato për 27 vitet e fundit

5. Le të shpresojmë se ne jemi ende duke jetuar në vendin e shanseve të dyta

6. Nuk ka asgjë më të mirë sesa të takosh dikë me një shpirt të madh dhe një zemër të mirë

7. Gjithmonë kam dashur të bëj çdo gjë si duhet në jetë. Por të duash dhe të bësh nuk janë e njëjta gjë

8. Gjëja më e vështirë për të ndryshuar veten është të ndryshoni mënyrën se si të tjerët ju shohin