Një ndërtese e “Lesna-s” në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme.
Një banor dëgjohet duke thënë “marum prej tymit”, ndërkohë në atë zonë është krijuar edhe tollovi.
Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express.
Video:
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar e as shkaqet e zjarrit.
Express është në pritje të policisë për informacione zyrtare lidhur me këtë rast.