Një mural për Kurt Cobain, në 30 vjetorin e vdekjes së këngëtarit të Nirvanës - Gazeta Express
string(76) "nje-mural-per-kurt-cobain-ne-30-vjetorin-e-vdekjes-se-kengetarit-te-nirvanes"

Një mural për Kurt Cobain, në 30 vjetorin e vdekjes së këngëtarit të Nirvanës

Rozë

Gazeta Express

21/05/2024 16:29

Një grafiti u pikturuar në Mancester për të shënuar 30 vjetorin e vdekjes së Kurt Cobain.

Imazhi i këngëtarit të Nirvana është pikturuar në murin e një ndërtese në Mançester për të inkurajuar njerëzit që luftojnë me shëndetin mendor që të afrohen dhe të kërkojnë ndihmë.

Lexo Edhe:

Nirvana luajti dy koncerte në qytet, jo shumë larg vendndodhjes së grafitit, i cili zbukuron murin e vendit të koncerteve The Bread Shed.

Një mural është zbuluar në Mançester për të shënuar 30 vjetorin e vdekjes së Kurt Cobain. Imazhi i këngëtarit kryesor të Nirvana është pikturuar në anë të një ndërtese jashtë Oxford Road. Kjo është për të mbështetur një organizatë bamirëse për shëndetin mendor të quajtur Shout. Grafiti u pikturua gjatë pesë ditëve nga artisti Akse P19.

Murali është porositur nga Headstock, një shoqatë që promovon muzikë në dobi të shëndetit mendor. Themeluesi i saj Athir Al-Salim tha për BBC se është një imazh shumë tronditës dhe se është e rëndësishme që është krijuar në një hapësirë ​​muzikore.

I njëjti artist ka krijuar mbishkrime të Ian Curtis të Joy Division dhe Keith Flint të The Prodigy, të cilat u zbuluan përpara Ditës Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve në 2023 dhe 2021.