Një muaj paraburgim për të dyshuarin që dhunoi bashkëshorten në Slloveni, e pastaj iku në Kosovë - Gazeta Express
string(127) "nje-muaj-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-ushtroi-dhune-fizike-dhe-seksuale-ndaj-bashkeshortes-ne-slloveni-e-pastaj-iku-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2023 12:36

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që dhunoi bashkëshorten në Slloveni, e pastaj iku në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

09/06/2023 12:36

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L. K., për veprën penale të dhunës në familje dhe veprën penale të dhunimit.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, i dyshuari nga 15 janari e deri 2 maj 2022, në Zhalec, Republika e Sllovenisë, në banesën e tij shkakton dhunë në familje, respektivisht keqtrajtim fizik dhe psikologjik, ndaj bashkëshortes së tij të dëmtuarës A. K., ndërsa me datën 2 maj 2022 në orët e mëngjesit i pandehuri kryen akt seksual me të dëmtuarën A. K., pa pëlqimin e saj.

Lexo Edhe:

Për këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale, “Dhuna në familje” dhe ”Dhunimi”, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti është iniciuar në bazë të kërkesës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë nga Prokuroria e Qarkut në Celje, Republika e Sllovenisë, për transferim të procedurës në çështjen penale kundër të pandehurit L. K. nga fshati P., i Malishevës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

Sipas njoftimit, i pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 qershor 2023 dhe do të zgjasë deri më 6 korrik 2023.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.