Një muaj paraburgim për deçanasin që tentoi ta vras babanë me sëpatë – Fillimisht dërgohet në Psikiatri në Pejë - Gazeta Express
string(110) "nje1-muaj-paraburgim-per-decanasin-qe-tentoi-ta-vras-babane-me-sepate-fillimisht-dergohet-ne-psikiatri-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 21:04

Një muaj paraburgim për deçanasin që tentoi ta vras babanë me sëpatë – Fillimisht dërgohet në Psikiatri në Pejë

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 21:04

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh ndaj të pandehurit K.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Në njoftimin e gjykatës, shtohet se, masa e paraburgimit do të mbahet fillimisht në Repartin e Psikiatrisë në Pejë, për aq kohë sa vlerësohet i nevojshëm trajtimi shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij i pandehuri do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.

Njoftimi:

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Musë Povataj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh ndaj të pandehurit K.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri K.M. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi i është caktuar nga data 06.02.2026, ora 04:00 dhe do të zgjasë deri më 06.03.2026. Masa e paraburgimit do të mbahet fillimisht në Repartin e Psikiatrisë në Pejë, për aq kohë sa vlerësohet i nevojshëm trajtimi shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij i pandehuri do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement