Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj avokatit Venhar Hana dhe instruktorit Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), në lagjen Veternik të Prishtinës.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Milrinda Gashi, e cila bëri të ditur se masa është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.
“Betimi për Drejtësi” ka publikuar dosjen e Prokurorisë, e cila kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Venhar Hana dhe Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) në lagjen Veternik të Prishtinës.
Avokati Hana ka qenë subjekt i hulumtimit të rastit të një prone milionëshe në “Veternik” ku janë paraqitur prova për falsifikimet e pretenduara./BetimipërDrejtësi/