Një muaj paraburgim për Astrit Isufin - Arsyetimi i Gjykatës: Mund të arratiset apo përsëris veprën - Gazeta Express
string(97) "nje-muaj-paraburgim-per-astrit-isufin-arsyetimi-i-gjykates-mund-te-arratiset-apo-perseris-vepren1"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 18:54

Një muaj paraburgim për Astrit Isufin – Arsyetimi i Gjykatës: Mund të arratiset apo përsëris veprën

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 18:54

Gjykata Themelore në Gjakovë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.I., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes së armës pa leje.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, mbajti seancën dëgjimore në ambientet e QKUK-së në Prishtinë për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit. Ai vlerësoi se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi me lënien e tij në liri mund të rrezikohej rrjedha e procedurës penale – përfshirë arratisjen, ndikimin tek të dëmtuarit ose përsëritjen e veprës.

Sipas vendimit, A.I. do të qëndrojë në paraburgim deri më 6 dhjetor 2025, duke filluar nga data e arrestimit më 7 nëntor 2025.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.