Një muaj paraburgim për arsimtarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren - Gazeta Express
string(81) "nje-muaj-paraburgim-per-arsimtarin-qe-dyshohet-se-ngacmoi-seksualisht-13-vjecaren"

Një muaj paraburgim për arsimtarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren

Gazeta Express

28/06/2022 22:53

Gazetar: Unitet Berisha

Nxënësit kanë përfunduar mësimin, për këtë arsye aty nuk gjendet askush këtë të martë.

Lexo Edhe:

Por, para se të përfundonte viti shkollor, në shkollën “Lidhja e Pejës’’ në Novosellë të Pejës, ndodhi një veprim i pahijshëm nga arsimtari A.M.

Ai ngacmoi seksualisht një nxënëse të tij.

Një video u dërgua nëpër media, ku arsimtari shihet të kryej këtë akt.

Duket se atë e panë familjarët e vajzës që  rastin e lajmëruan menjëherë në polici.

Këta të fundit morën masa menjëherë, duke arrestuar profesorin 64 vjeçar.

Pas përfundimit të masës prej 48 orësh, ndaj profesorit u caktua masë tjetër.

Për rastin reaguan edhe rrjeti i grave Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Pejë, i cili publikoi disa grafite të cilat tashmë ishin fshirë nëpër muret e shkollës.

Rastin nuk e komentuan banorët e Novosellës.