Një muaj paraburgim Liridon Fetahit për veprën penale të Vrasjes, u arrestua në Prishtinë pasi kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare - Gazeta Express
string(66) "nje-muaj-paraburgim-ndaj-l-f-per-shkak-te-vepres-penale-te-vrasjes"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 20:42

Një muaj paraburgim Liridon Fetahit për veprën penale të Vrasjes, u arrestua në Prishtinë pasi kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 20:42

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj Liridon Fetahit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Vrasjes.

Në njoftim thuhet se “gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.F., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”.

Fetahi i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale të vrasjes është arrestuar të hënën në Prishtinë, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës.

Fetahi me shtetësi daneze, sipas Kodit Penal Danez dyshohet për vrasje.

Në njoftimin e gjykatës u tha se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

Gjatë ditës, “BetimipërDrejtësi” raportoi se i pandehuri, sipas vendimit, me qëllim për ta vrarë Hassan Ali Sattar dhe Tayyab Ahmad, si dhe për të tentuar vrasjen e Mohammed Umer Khan, së bashku dhe me marrëveshje paraprake apo me bashkëpunëtorë të panjohur, më 17 nëntor 2020, në Kaludborg, në sheshin përpara një marketi, disa nga të akuzuarit kanë shkuar me veturë, ku kishin planifikuar vrasjen. Pas kësaj, thuhet se individët kishin rënë dakord me Sattarin që të takoheshin në parkingun e supermarketit Meny, fillimisht më 15 e më pas më 16 nëntor, por që ato takime u anuluan. Më pas, thuhet se u arrit marrëveshje e re për takim më 17 nëntor, ku Fetahi me bashkëpunëtorët e tij u nisën përsëri për në Klaudborg. Kështu që, një nga bashkëkryerësit qëndroi në makinën e arratisjes, ndërsa tre të tjerët shkuan në zonën e parkimit dhe qëlluan disa herë me të paktën dy armë zjarri ndaj Sattarit, Khanit dhe Tayyabit, duke vrarë Sattarin dhe Tayyabin dhe plagosur rëndë Khanin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement