Gjykata merr vendim ndaj burrit që sulmoi seksualisht 7-vjeçaren në Prizren - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

28/09/2020 15:53

Gjykata merr vendim ndaj burrit që sulmoi seksualisht 7-vjeçaren në Prizren

Lajme

Gazeta Express

28/09/2020 15:53

Departamenti i Përgjithshëm Penal ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale T.TH., nga Prizreni, për shkak se dyshohet që e ka sulmuar seksualisht një 7-vjeçare.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 24.09.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 24.10.2020.

T.TH fillimisht e ka joshur 7-vjeçaren, duke i thënë të shkojnë te shtëpia e tij kinse për të riparuar biçikletën.

“Pala e pakënaqura ndaj këtij vendimi kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /Express/