Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin - çfarë lëvizje do të bëjë Kurti - Gazeta Express
string(109) "nje-muaj-afat-osmani-thirrje-qe-sot-te-caktohet-data-e-seances-per-presidentin-cfare-levizje-do-te-beje-kurti"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 11:48

Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 11:48

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e saj lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, dhe, çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Aty Kushtetuesja, theksoi se dekreti i Osmanit ‘‘nuk ka efekt juridik’’, dhe se, deputetët kanë edhe pak më shumë se një muaj për të zgjedhur shefin e ri të shtetit, shkruan Gazeta Express.

Aktgjykimi në fjalë u përcoll me reagime të shumta, ku kryesisht, u pranua nga përfaqësuesit politikë. Ndër reagimet që u bënë, ishte edhe ai i vetë Osmanit, nga ku u tha se, aktgykimi konfirmon se presidentja nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese.

Nga Osmani, dje po ashtu u bë thirrje që deputetët ‘’urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim kushtetuese’’, dhe se Kuvendi ‘’qysh nesër [ sot ] ta caktojë datën e seancës së re për zgjedhjen e presidentit’’.

‘‘Presidentja e mirëpret afatin 34-ditor të dhënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e gjykatës dhe u bën atyre thirrje që urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim kushtetues.  Në vend të deklarimeve të tilla të paqëndrueshme, ftojmë Kuvendin e Kosovës që qysh nesër ta caktojë datën e seancës së re për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe ta kryejnë detyrimin për të cilin janë zgjedhur, duke i dhënë vendit stabilitet dhe siguri’’, u deklaruan dje mes tjerash nga presidenca.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë kishte dërguar ftesa drejtuar liderëve të partive të tjera për takim, për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Anipse, gjatë kësaj periudhe, Kushtetuesja kishte vendos masë bllokuese për çfarëdo veprimi të mëtutjeshëm.

Në këtë vijë, ishin edhe përgjigjet e partive opozitare. Si Partia Demokratike e Kosovës, si Lidhja Demokratike e Kosovës, kishin shprehur gatishmëri të takohen me Kurtin vetëm pas aktgjykimit të Kushtetueses, gjë që, u nxor dje.

Se kur, apo edhe nëse, do të realizohen këto takime mbetet të shihet, pasi që, deri në këto momente nuk ka konfirmim nga palët. Ndryshe, deri tani, kandidatë për president janë dy figura nga LVV’ja, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku. Të dy këta, janë kundërshtuar nga partitë opozitare, nga të cilat bëhet thirrje për figura më konsensuale. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement