“Një moment krenarie”, Vesa Ibrahimi përfundon një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë të ushtrisë amerikane - Gazeta Express
string(128) "nje-moment-krenarie-vesa-ibrahimi-perfundon-nje-nga-programet-me-te-veshtira-te-trajnimit-ushtarak-ne-bote-te-ushtrise-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:58

“Një moment krenarie”, Vesa Ibrahimi përfundon një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë të ushtrisë amerikane

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:58

Toger Vesa Ibrahimi është pjesëtarja e tretë e FSK-së që ka përfunduar një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë – Shkollën e Rengerëve të Ushtrisë Amerikane.

Për këtë sukses të saj ka shkruar ambasada amerikane në Kosovë, e cila uroi Ibrahimin dhe tha se ky “është një moment krenarie” që garanton sigurinë e vendeve tona.

“Urime për Toger Vesa Ibrahimi që u bë pjesëtarja e tretë e FSK-së që përfundoi një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë – Shkollën e Renxhereve të Ushtrisë Amerikane! Nga udhëheqja e operacioneve komplekse nën stres ekstrem deri te lundrimi në terrene të ashpra me mbështetje minimale, arritja e Toger Ibrahimi pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe lidershipin e jashtëzakonshëm që garanton sigurinë e vendeve tona. Një moment krenarie!”, shkroi ambasada.