Shkrimtarja Brunilda Zllami e ftuar në emisionin ‘Odeon’ rrëfeu jetën mes mjekësisë dhe letërsisë. Autorja që ka sjell në arealin e letrave shqipe 22 vepra, që kanë lënë shije të veçantë në vetëdijen e lexuesve. Për krijuesen lidhja me letërsinë ka qenë e hershme.
‘Kam përshtypjen që është një lloj thirrje. Është një thirrje, të cilën thjesht në një moment të caktuar që e merr e zbaton. Lidhja ime me letërsinë nuk ka qenë thjeshtë e shkruara. Lidhja ime me letërsinë, besoj, ka qenë që kur kam qenë fare kërthi. Libri, aromat, faqet, historitë janë një botë. Do të doja që çdokush të kishte dëshirën për ta eksploruar. Pse? Sepse jeton mirë, jeton shumë jetë, jeton shumë kohë, shumë mosha, shumë entitete dhe në këtë botë, në të cilën jetojmë ne sot, e cila është më tepër me zhurma të pakuptimta të kesh një strehëz, ku fjala vjen bukur, ku personazhet vijnë të gjalla, ku ata që kanë shkruar janë munduar të mbledhin nektarin, por edhe gërvishtjet që ka pasur koha e tyre, është një pasuri të cilën çdokush do të doja ta kishte. Ata që shkruajnë jam e bindur që e kanë takuar atë personazhin që i lë zgjuar natën si një dashuri e parë’, u shpreh Brunilda Zllami.
Procesi i të shkruarit nuk është përllogaritje e mëhershme thotë autorja në ‘Odeon’.
‘Në qoftë se një shkrimtar fillon të bëj llogari se sa do të jetë limiti i asaj që do përshkruaj në një realitet atëherë ai nuk po shkruan, ai po bën një libër. Është tjetër gjë. Kështu që, ky guxim, i cili ka qenë në një vajzë të vogël fillimisht, ka qenë motori që më ka mbajtur gjallë në krijimtari, por dhe ka formësuar qenien time si njeri. Ky formësim më ka dhënë shumë paqe në atë që quhet e drejtë dhe e natyrshme’.
Shkrimtarja foli gjatë edhe për punën humane, atë të doktoreshës, që i dha krahë edhe për subjektet e një pjese të konsiderueshme të librave.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...