Një milionë euro për ekzekutimin e prokurorit belg, arrestohen tetë persona, pjesë e klanit shqiptar të drogës - Gazeta Express
string(108) "nje-milione-euro-per-ekzekutimin-e-prokurorit-belg-arrestohen-tete-persona-pjese-e-klanit-shqiptar-te-droges"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 21:04

Një milionë euro për ekzekutimin e prokurorit belg, arrestohen tetë persona, pjesë e klanit shqiptar të drogës

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 21:04

Tetë persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e një klani shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës, janë vënë në pranga në Belgjikë pasi dyshohen për një komplot ndaj prokurorit të Brukselit Julien Moinil.

Le Soir shkruan se këtë të martë janë kryer 18 bastisje në kuadër të hetimeve për kërcënimet me vdekje ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel, Julien Moinil.

Pak ditë më parë mediat investigative ndërkombëtare raportuan se për kokën e të cilit, mafia shqiptare kishte vënë një çmim prej 1 milion euro.

Kontrollet janë kryer kryesisht në Bruksel, por edhe në Leuven. Tetë persona janë ndaluar dhe aktualisht po merren në pyetje.

Pas marrjes në pyetje, gjykatësi do të vendosë nëse ata do të mbeten në paraburgim,” shton prokuroria

Gjatë muajit korrik 2025, prokuroria federale është informuar nga policia gjyqësore federale e Brukselit për një komplot të mundshëm për të kryer një atentat ndaj Prokurorit të Mbretit në Bruksel.

“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë të kauar kriminale lidhur me trafikun e organizuar të drogës. Dyshohet se ata janë aktivë brenda rrjeteve kriminale shqiptare,” thekson ministria publike.

“Gjatë muajve të fundit, policia gjyqësore federale e Brukselit, nën drejtimin e një gjyqtari të ngarkuar me çështjen nga prokuroria federale, ka kryer një hetim të thelluar mbi të gjitha informacionet.

Policia federale është angazhuar për disa muaj me radhë në këtë drejtim. Edhe brenda Prokurorisë Federale, disa prokurorë janë ngarkuar me ndjekjen e kësaj çështjeje.”/TCH