“Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje çdo pyetje” - Gazeta Express
string(59) "nje-mbremje-e-jashtezakonshme-qe-i-jep-pergjigje-cdo-pyetje"

TV/Film

Gazeta Express

10/04/2026 23:25

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje çdo pyetje”

TV/Film

Gazeta Express

10/04/2026 23:25

“Kush do të lërë shtëpinë kaq pranë ëndrrës?”

Në llogarinë zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” është publikuar video e promos së spektaklit të mbrëmjes së nesërme.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë 6 banorë, ku deri më tani vetëm Selin ka siguruar vendin si finalistja e parë e edicionit të pestë të reality show-t.

Ndërkohë mes Brikenës, Mateos, Shëndritit, Mirit dhe Rogertit është hapur një televotim për të zgjedhur 3 finalistët e tjerë.

Nesër gjatë Prime do të zbulohen finalistët e BBV 5 dhe kush nga banorët do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Gjysmëfinalja po vjen!

Një mbrëmje e jashtëzakonshme që i jep përgjigje çdo pyetjeje.

Kush do të sigurojë vendin për në finalen e madhe?

Kush do të lërë shtëpinë kaq pranë ëndrrës?

Big Brother Vip, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon në Top Channel”, shkruhet krahas videos së postuar në “Instagram”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement