Një mbrëmje e hidhur për Guardiolën, humbi në ndeshjen e 100-të në krye të Cityt në Champions - Gazeta Express
string(92) "nje-mbremje-e-hidhur-per-guardiolen-humbi-ne-ndeshjen-e-100-te-ne-krye-te-cityt-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 13:46

Një mbrëmje e hidhur për Guardiolën, humbi në ndeshjen e 100-të në krye të Cityt në Champions

Futboll

Gazeta Express

26/11/2025 13:46

Ajo që ka mundur të ishte një ndeshje speciale për Pep Guardiolën, i cili e udhëhoqi Manchester Cityn për herë të 100-të në Ligën e Kampionëve, u transformua në një dëshpërim.

Vetëm Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger e kanë bërë këtë arritje me një skuadër angleze, shkruan “Gazeta Express”.

Rotacionet që i bëri trajneri spanjoll bënë që ekipi i tij ta kishte një paraqitje të zbehtë kundër Bayer Leverkusenit, i cili e heshti stadiumin “Etihad” me një fitore 2:0.

City, i cili vjen nga një humbje nga Newcastle, e pësoi humbjen e parë në një ndeshje të fazës së grupeve, e pasuar nga faza e ligës, në shtëpi në Ligën e Kampionëve që nga viti 2018, duke i konfirmuar vështirësitë që lidhen me rotacionin dhe me menaxhimin e një  grupi të pasur, por ende pa e treguar veten sa duhet. /Gazeta Express