Një "mal" dënimesh nga finalja e dytë mes Yllit e Trepçës - Gazeta Express
string(57) "nje-mal-denimesh-nga-finalja-e-dyte-mes-yllit-e-trepces-1"

Një “mal” dënimesh nga finalja e dytë mes Yllit e Trepçës

Gazeta Express

13/05/2024 18:01

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet që mori Komisioni i Garave pas ndeshjes së dytë të serisë finale në “Play-Off”, mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, e cila u fitua nga therandasit me rezultatin 80:79.

Ndaj Yllit u shqiptua dënimi me gjobë prej 200 eurosh, ndërsa 100 euro ndaj Trepçës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky vendim u mor konform nenit 53.3, në të cilin thuhet se “Nëse ndonjëri prej personave zyrtarë të paraqitet me veshje të papërshtatshme”, sanksionohet me dënim.

Petar Mijovic, Alonzo Verge Jr, Adis Beciragic, Erjon Kastrati dhe Kevin Capers u dënuan me gjoba gjithashtu, për shkak të sjelljeve jo-sportive dhe ndëshkimeve me Gabime Teknike.

/Gazeta Express/