Një lajm i mirë për Realin para përballjes me Elchen - Gazeta Express
string(52) "nje-lajm-i-mire-per-realin-para-perballjes-me-elchen"

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 18:00

Një lajm i mirë për Realin para përballjes me Elchen

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 18:00

Kryesuesit e La Ligës, Real Madrid, kanë marrë këtë fillim jave disa lajme pozitive në lidhje me grupin e lojtarëve.

Kjo vjen pasi është konfirmuar se Dean Huijsen do të jetë i gatshëm të luajë ndaj Elches këtë fundjavë.

Mbrojtësi Huijsen u dërgua në shtëpi nga grumbullimi me Spanjën të dielën.

Pas një problemi fiziku në stërvitje që e detyroi 20-vjeçarin të mungonte në fitoren e La Roja ndaj Gjeorgjisë në kualifikimet e Botërorit, u vendos që Huijsen të mos rrezikohej as kundër Turqisë këtë javë.

I dërguar mbrapsht në Madrid për kontrolle dhe skanime, statusi i tij për ndeshjen e fundjavës dukej i pasigurt.

Megjithatë, sipas një raporti të gazetarit Fabrizio Romano: “Dean Huijsen nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe mbrojtësi i Real Madridit do të jetë i gatshëm ndaj Elches.”

Gjithashtu raportohet se Eduardo Camavinga dhe Kylian Mbappé, të cilët u larguan herët nga grumbullimi i Francës nëntorin e këtij viti, do të jenë të disponueshëm po ashtu në “Estadio Martínez Valero”./GazetaExpress/