Një kryetari të komunës i digjet vetura - Gazeta Express
string(39) "nje-kryetari-te-komunes-i-digjet-vetura"

Maqedoni

Gazeta Express

17/03/2026 13:54

Një kryetari të komunës i digjet vetura

Maqedoni

Gazeta Express

17/03/2026 13:54

Vetura e përdorur nga kryetari i komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij, Fatima Osmanovska, është djegur gjatë orëve të natës, mëson “Skopje1”.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 pas mesnate. Kamerat e sigurisë thuhet se kanë regjistruar një person të maskuar duke hedhur lëndë djegëse mbi automjet para se ai të shpërthente në flakë. Incidenti është vërejtur menjëherë nga pronarët e mjetit.

​Nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar, ndërsa flakët janë shuar pas ndërhyrjes së Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Policia ka kryer këqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement