Një koncert shumë i veçantë i Filharmonisë nesër në Tiranë - Gazeta Express
string(58) "nje-koncert-shume-i-vecante-i-filharmonise-neser-ne-tirane"

Arte

Gazeta Express

01/02/2024 14:41

Një koncert shumë i veçantë i Filharmonisë nesër në Tiranë

Arte

Gazeta Express

01/02/2024 14:41

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit mirëpret në 20-vjetorin e krijimit të tij, Korin e Filharmonisë së Kosovës.

Nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të mirënjohur Rafet Rudi, Kori i Filharmonisë së Kosovës, do japë një koncert për artdashësit shqiptarë.

Lexo Edhe:

Me pjesëmarrjen e violinistes së njohur, Sihana Badivuku, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Whitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads.

Mos e humbisni këtë koncert, i organizuar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

2 shkurt 2024 (E premte) 19:00

Holli Koncertor i Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

/Express