”Një komb, dy skuadra, një ndjenjë”, Shkëndija me postim të veçantë para ndeshjes me Dritën - Gazeta Express
string(86) "nje-komb-dy-skuadra-nje-ndjenje-shkendija-me-postim-te-vecante-para-ndeshjes-me-driten"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 0:36

”Një komb, dy skuadra, një ndjenjë”, Shkëndija me postim të veçantë para ndeshjes me Dritën

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 0:36

Të enjten e 27 nëntorit do të luhet derbi shqiptar në Ligën e Konferencës.

Drita do t’i bëjë konak Shkëndijës, me ndeshjen që luhet në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Konferencës.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Para ndeshjes, Shkëndija ka bërë një postim të veçantë në rrjetin social “Facebook”.

”Përtej kufijve, ne jemi një. Një komb, dy skuadra, një ndjenjë”, shkruan Shkëndija.

Deri më tani, pas tri xhirove, Drita ka pesë pikë – pas dy barazimeve dhe një fitoreje.

Në anën tjetër, Shkëndija ka katër pikë (një fitore, një barazim dhe një humbje)./GazetaExpress/