Një këngëtar nga Shqipëria në Big Brother VIP Kosova - Gazeta Express
string(52) "nje-kengetar-nga-shqiperia-ne-big-brother-vip-kosova"

TV/Film

Gazeta Express

20/01/2023 18:12

Një këngëtar nga Shqipëria në Big Brother VIP Kosova

TV/Film

Gazeta Express

20/01/2023 18:12

Spektakli Big Brother VIP Kosova është përballur me disa dalje ditëve të fundit – disa të detyrueshme e disa me vetë dëshirë.

Reperi Getoar Aliu – Getinjo, ishte ai që të hënën vendosi që të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë aventurë, duke zgjedhur lirinë para luftës për të fituar shpërblimin e 200 mijë eurove.

Lexo Edhe:

Ndërkohë vetëm pak ditë më pas, nga gara e detyrua të largohej këngëtari Gjon Karrica – Lugati, pas një sulmi epilektik që pësoi brenda shtëpisë nga ku u dërgua me urgjencë në spital dhe po vazhdon ende të trajtohet në QKUK.

Megjithatë një konkurrent i ri ka vendosur që të futet sonte (e premte) në shtëpinë më të vëzhguar në Kosovë.

Sipas Telegrafit, banori më i ri i shtëpisë do të jetë këngëtari nga Shqipëria, Bruno Pollogati.

Artisti i cili është më shumë i njohur në Shqipëri, ka qenë dhe vazhdon të mbetet pjesë e grupit “Revolt Klan”, i cili ka pasur disa prezantime të suksesshme në ‘Kënga Magjike’ dhe jo rrallë herë janë shpërblyer me çmime.

Ndërkohë, Bruno numëron edhe një sërë projektesh muzikore solo, të cilat janë pritur mirë nga publiku, ku ndër to spikasin këngët “Pa ty” dhe “I don”.