Një javë nga zjarri në landfillin e Elbasanit, dy ministrat Vengu dhe Hoxha zbarkojnë në vatrën e shuar - Gazeta Express
string(102) "nje-jave-nga-zjarri-ne-landfillin-e-elbasanit-dy-ministrat-vengu-dhe-hoxha-zbarkojne-ne-vatren-e-shuar"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 18:30

Një javë nga zjarri në landfillin e Elbasanit, dy ministrat Vengu dhe Hoxha zbarkojnë në vatrën e shuar

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 18:30

Një javë pas shuarjes së zjarrit në landfillin e Elbasanit, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilluan një inspektim në fushën e mbetjeve për të analizuar situatën dhe për të marrë masa konkrete.

Ministri Vengu deklaroi se, pas shqyrtimit të ngjarjes, do të merren masa për parandalimin e incidenteve të ngjashme, përfshirë instalimin e një sistemi kamerash termike për monitorimin e landfillit. Ai gjithashtu nënvizoi se po shqyrtohet një vendim për të ardhmen e landfillit.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm Hoxha njoftoi se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit.