Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Bahrije Hyseni , përgjatë kësaj jave, javës së parë të fushatës zgjedhore, është parë në rrjetet e saj sociale duke postuar aktivitete të shumta nga terreni.
Aktivitetet përveç aktiviteteve që u organizuan nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Han të Elezit e në Kaçanik, në të cilat sigurisht ishte prezente edhe znj. Hyseni, ka pasur edhe në Ferizaj dhe në fshatrat përreth. Ka takuar familje, biznese e simpatizantë të LDK-së bashkë edhe me kandidat të tjerë për deputet dhe me Kryetarin e Degës z. Visar Azemin.
Nga fotografitë e postuara vërehet një afërsi e ngrohtësi e madhe e simpatizantëve e përkrahësve kundrejt kandidatëve për deputetët e edhe vet znj. Hyseni.
Në rrjetet sociale janë parë të postohen edhe “99 arsyet e kandidaturës së Bahrije Hysenit”, me rend, pas çdo aktiviteti që postohet nga terreni.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...