Një javë më parë ishte në Shqipëri se varrosi nënën, vdes tragjikisht shqiptari në SHBA - Gazeta Express
string(86) "nje-jave-me-pare-ishte-ne-shqiperi-se-varrosi-nenen-vdes-tragjikisht-shqiptari-ne-shba"

Gazeta Express

19/02/2020 9:06

Një javë më parë ishte në Shqipëri se varrosi nënën, vdes tragjikisht shqiptari në SHBA

Gazeta Express

19/02/2020 9:06

Një 52 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht të hënën në Nju Xhersi, në SHBA.

87050016_475359593135128_6392374545906401280_n.jpg
iiiii_j54kwd.jpg
hhhh_fdqy3a.jpg
fghgf.jpg
Screenshot_15_copy_copy_copy.jpg
86733657_10216056654104413_3506513250093105152_n.jpg

Rreth orës 03:14 të së hënës, shqiptari Nuri Kaloshi ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki në Rrugën Franklin, duke kaluar në Rrugën 17, kur një kamion plehrash e goditi atë, raporton newsbomb.al. Lajmin e kanë konfirmuar dhe autoritetet e Qarkut të Bergen në SHBA, ndërsa bëjnë me dije se Nuri Kaloshi u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare Hackensack, ku dhe u deklarua i vdekur.

Vdekja e Nuri Kloshit, nga Dibra, i ka shokuar të gjithë të afërmit e kësaj familje dhe miqtë e tij, pasi vetëm një javë më parë ai ishte në Shqipëri, ku ka përcjell për në banesën e fundit nënën e tij. Ende pa e marrë veten nga vdekja e nënës dhe të afërmes së tyre, familjarët e Nuri Kaloshit u tronditën nga lajmi i kobshëm i vdekjes së tij, raporton newsbomb.al.

Nuri Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë, dhe këtë e tregojnë dhe fotot e shumta të tij. Së fundmi ai kishte një motor Kawasaki Ninja ZX -14.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin, 51 vjeçari Jonathan Lacher ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka qendruar në vendin e ngjarjes, ndërsa duhet të përballet me Gjykatën për “drejtim mjeti të pakujdesshëm” dhe “mosrespektim i sinjalistikës rrugore”. /Newsbomb.al.

Foto te Nuri Kaloshit dhe pamje nga vendi i aksidentit ne Nju Xhersi:

Lexo Edhe: