Një italian fiton për herë të parë në Moto Gp, Rossi mbetet jashtë podiumit - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

13/09/2020 17:44

Një italian fiton për herë të parë në Moto Gp, Rossi mbetet jashtë podiumit

Sport

Gazeta Express

13/09/2020 17:44

Pa Marc Marquez që vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi dhe që do të kthehet në pistë vetëm në garat e fundit të Botërorit të Moto Gp, ky sezon po rezulton vërtet i paparashikueshëm dhe me shumë pritura.

Nuk ka favoritë në këtë edicion të Moto Gp dhe dhe një tjetër piloti arriti të festonte fitoren e tij të parë në klasin mbretëror siç ka ndodhur në disa raste në këtë sezon.

Fati vazhdon t’u buzëqeshë pilotëve italianë pasi në Misano në Çmimin e Madh të Italisë triumfoi pikërisht një italian, Franco Morbidelli i cili la pas bashkëkombasin e tij me Ducati Pramac, Francesco Bagnaia, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua spanjolli Joan Mir, i cili surprizoi Valentino Rossin në xhiron e fundit me Doktorin që e mbylli garën në vendin e 4-t.

Vetëm i 7-ti Andrea Dovizioso por pikët e marra i shërbyen Dovit për t’u ngjitur në krye të klasifikimit me këtë të fundit që përfitoi nga rënia e dyfishtë e francezit Fabio Quartararo i cili u tërhoq nga gara. /ss/