Një person në fshatin Majanc të Podujevës dyshohet që është qëlluar për vdekje, thonë burimet e Gazetës Express.
Sipas këtyre burimeve, mjeku ka kosntatuar vdekjen e personit, identiteti i të cilit akoma nuk dihet.
E dyshuara për vrasje është grua rreth moshës 30-vjeçare, tregojnë burimet.
Gazeta Express ka provuar të konfirmojë rastin në Policinë e Kosovës, por akoma nuk ka përgjigje.