Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një aksident mes veturës e traktorit në Podujevë - Gazeta Express
string(86) "nje-i-vdekur-dhe-kater-te-lenduar-nga-nje-aksident-mes-vetures-e-traktorit-ne-podujeve"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 15:00

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një aksident mes veturës e traktorit në Podujevë

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 15:00

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku ku u përfshinë një veturë dhe një traktor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduarit po marrin tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes  ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.