Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca - Gazeta Express
string(99) "nje-i-vdekur-dhe-dy-persona-ne-gjendje-te-rende-ne-aksidentin-ne-komoran-konfirmojne-nga-emergjenca"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 21:34

Një i vdekur dhe dy persona në gjendje të rëndë në aksidentin në Komoran, konfirmojnë nga Emergjenca

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 21:34

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasojë e aksidentit në Komoran të Drenasit ku u përfshin gjashtë vetura, të hënën.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.

“Po është një i vdekur dhe dy tjerë në gjendje të rëndë”, ka thënë ai.

Më herët aksidentin e kishte konfirmuar për Gazetën Express, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, kishte thënë Hoxha.