Një person ka vdekur dhe më shumë se 20 janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit, thanë shërbimet e urgjencës të Izraelit.
Një numër i madh mjekësh janë dërguar në vendngjarje, ku kanë konstatuar dëme të mëdha dhe një numër personash të bllokuar nën rrënoja, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.
“Është një skenë e vështirë dhe komplekse dhe ne ende po vazhdojmë të skanojmë dhe të sigurojmë që të mos ketë viktima shtesë brenda ndërtesave”, tha Rami Musher, zëvendësdrejtor i shërbimeve emergjente të rajonit Ayalon.
Një video nga agjencia e lajmeve Reuters shfaqi çatinë e dëmtuar të një shtëpie dhe dhjetëra punonjës shpëtimi dhe personel ushtarak në vend.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...