Një i shëruar dhe tri raste të reja me koronavirus në Malishevë - Gazeta Express
string(63) "nje-i-sheruar-dhe-tri-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-malisheve"

Një i shëruar dhe tri raste të reja me koronavirus në Malishevë

Gazeta Express

14/07/2020 8:14

Në komunën e Malishevës është shëruar edhe një pacient nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja.Kurse tri mostrat e marra të hënën, kanë rezultur negative.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ju ka bërë thirrje qytetarëve, që në përpikmëri t’i zbatojnë vendimet dhe udhëzimet për tu mbrojtur nga ky virus, i cili çdo ditë e më tepër po përhapet në vendin tonë.

Lexo Edhe:

“Qytetarë të nderuar, ju lutemi shumë, që ti zbatoni të gjitha masat dhe vendimet e organeve përgjegjëse, për tu mbrojtur nga virusi korona, pasi nuk ka formë tjetër të luftimit të kësaj sëmundje. Ne jemi 24 orë në ditë në shërbim tuaj, por ju lutemi që t’i mbani maska mbrojtëse për fytyrë, të mbani higjienën e duarve, të mbani distancën dhe në maksimum t’i shmangni vendet ku ka më shumë se pesë persona, pasi këto janë vendime dhe rekomandime të të gjitha organeve përgjegjëse shëndetësore”, ka thënë Berisha.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: 94 numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.