Një i ri nga Deçani vdes tragjikisht në vendin e punës - Gazeta Express
string(53) "nje-i-ri-nga-decani-vdes-tragjikisht-ne-vend-te-punes"

Një i ri nga Deçani vdes tragjikisht në vendin e punës

Gazeta Express

16/07/2020 15:47

Një i ri nga Deçani ka ndërruar jetë tragjikisht në vendin e punës, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook kreu i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Lexo Edhe:

Ramosaj ka bërë të ditur se bëhet fjalë për të riun nga Gllogjani i Deçanit, Erion Isufaj.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj. Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/