Një i mitur lëndohet me fishekzjarre - Gazeta Express
string(36) "nje-i-mitur-lendohet-me-fishekzjarre"

Maqedoni

Gazeta Express

30/12/2025 15:18

Një i mitur lëndohet me fishekzjarre

Maqedoni

Gazeta Express

30/12/2025 15:18

Të hënën në ora 15:10 në Stacionin Policor në Gostivar, nga Qendra Urgjente Gostivar është denoncuar se tek ata është sjellë një i mitur me lëndim në dorë.

Punonjësit e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një tetëvjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, i cili ka marrë lëndime pasi i ka shpërthyer një fishekzjarr në dorë.

Pas ndihmës së dhënë, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement