Një i burgosur në Pejë del pozitiv për COVID-19 - Gazeta Express
string(47) "nje-i-burgosur-ne-peje-del-pozitiv-per-covid-19"

Një i burgosur në Pejë del pozitiv për COVID-19

Gazeta Express

02/07/2020 12:16

Një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai dyshohet se është infektuar nga një zyrtar korrektues dhe gjendet në izolim, në një dhomë të vecantë, raporton Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Lexo Edhe:

Sipas tij, të burgosurit e tjerë që kanë qenë në dhomë me të kanë rezultuar negativ.

“Më 24.06.2020, pas marrjes së rezultateve të testimit për COVID-19, një i burgosur ka rezultuar pozitiv. I burgosuri ka qenë i vendosur në dhomë edhe me tre të burgosur të tjerë, mirëpo pas marrjes së rezultateve, të tjerët kanë rezultuar negativë”, ka thënë Gashi për Express.