Një grup qytetarësh protestojnë para Kuvendit kundër bllokadës: “Kosova nuk mund të presë” - Gazeta Express
string(87) "nje-grup-qytetaresh-protestojne-para-kuvendit-kunder-bllokades-kosova-nuk-mund-te-prese"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 10:49

Një grup qytetarësh protestojnë para Kuvendit kundër bllokadës: “Kosova nuk mund të presë”

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 10:49

Disa qytetarë janë mbledhur sot në hyrje të Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit, raporton Ekonomia Online.

Protesta po mbahet në kohën kur për të 35-ën herë me radhë është thirrur seanca për përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Të pajisur me pankarta në duar, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me mesazhe të qarta si: “Kosova nuk mund të presë”, “Kushtetuta nuk është për lojë politike” dhe “Populli ka votuar, jo për t’u bllokuar”.

Sipas tyre, vonesat e vazhdueshme në formimin e institucioneve janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të vullnetit qytetar dhe të rregullave demokratike të vendit.